Deputetja e ardhshme nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka pyetur se pse Lista Serbë nuk ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të PZAP-së.
Kështu ka shkruar Kollçaku në një postim në faqen e saj në Facebook.
“Përfaqësuesi i Listës Serbe për çdo gjë flet, ankohet, por nuk tregon pse PRA nuk ushtruan ankesë ndaj vendimit të PZAP-së, nëse e konsiderojnë se është bërë padrejtësi ndaj tyre??!!Pse nuk i shfrytëzuan instrumentet ligjore që i kishin në dispozicion?”, ka shkruar Kollçaku.
Ajo gjithashtu ka thënë se kjo është një dyfytyrësi.
“A nuk i besojnë Gjykatës Supreme apo kanë bërë marrëveshje (pazare) politike? Hipokrizi Dyftyrësi”, ka përfunduar Kollçaku.