Kollçaku thotë se pandemia u menaxhua mirë, i reagon Musliu: Po i fshehë të metat e Qeverisë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 14:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës,  Fatmire Kollçaku pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se ka pasur një menaxhim të suksesshme të situatës së pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Por, asaj i ka reaguar kolegia e saj nga PDK-ja, Ganimete Musliu duke e akuzuar Kollçakun se ajo po e luan rolin e qeverisë duke i fshehur të metat e saj, raporton EO.

Ky komision do ta thërras në raportin edhe drejtorin e Policisë së Kosoëvs, për të raportuar për gjendjen e sigurisë në vend.

“Mbajtëm një takim të Komisionit për Siguri ku diskutua për cështje e sigurisë dhe menaxhimin e COVID-19.  Ishte një  takim i zakonshëm dhe deri tani kemi bërë përpjekje t’i evitojmë komisionet që janë të bazuar në rekomandimet e OBSH-së , mirëpo Kuvendi asnjëherë nuk i ka pezulluar takimet dhe në takim e rradhës do ta ftojmë drejtorin e Policisë. Konstatova që kemi pasur një menaxhim të suksseshëm si dhe kemi një siguri në nivelin e duhur në vend”, tha ajo.

Ndërsa Ganimete  Musliu nga PDK e ka kritikuar Kollcakun se ajo po i fshehë të metat e qeverisë.

“Mbledhja u zgjat sepse u fokusuam komplet në fushën e shëndetësisë. Ka qenë një takim i vonuar dhe i papërgatitur. Kërkesa ka pasur më herët që të takohemi dhe sot u takuam pas dy muajve dhe ne jemi mbet mbrapa se si është menaxhuar situata. E tërë mbledhja u fokuaua me lëvdata nga ana e VV dhe në pamundësi ne sot kemi marr vendim që në takim e rradhës ta ftojmë drejtorin e Policicsë që të na njoftoj për situatën.  Po ashtu kanë ndodhur shumë gjëra ku ka pasur edhe lëvizje të shumta si opozitë ne kemi ngritur shqetësimin me gjendjen në teren.Gjendja është shumë e pakënaqshme. Kryetarja e Komisionit e ka luajtur rolin e qeverisë dhe ajo nuk duhet ti fshehë të metat e qeverisë tha Musliu”, tha Musliu.

Të ngjashme