Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku në seancën e Kuvendit tha se në të ardhmen duhet të bëhet detyrim që ata që kryejnë shkollimin në Kosovë, të punojnë pesë vite në spitale publike.
Sipas saj, kjo do ta zgjidhte problemin e boshllëkut në staf, raporton Ekonomia Online. Ajo më pas tha se ish-ministrin Rifat Latifi e kishte paralajmëruara për gjendjen në këtë sektorë.
“I ftoj që të gjithë ata që për hir të shkollimit që e kanë bërë në Republikën e Kosovës, për hir të investimeve që u nda për shkollimin e tyre përveç buxhetit familjar, që në kontratat që do të nënshkruhen në të ardhmen, të garantohet që edhe së paku pesë vite të kenë detyrim që të punojnë në institucionet publike deri të shkollohet kuadri pasues. Në mënyrë që të mos ketë boshllëk”.