Në pikëkalimet kufitare me Serbinë edhe mëngjesin e sotëm kanë vazhduar pritjet e mërgimtarëve tanë, të cilët po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë, në orën 07:20 janë regjistruar në vendkalimin kufitar Merdare, ku kolona e automjeteve është deri në 150 metra, kurse pritet deri në një orë.
Pritje më të gjata ka edhe në vendkalimin te Dheu i Bardhë, ku pritet deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata dhe hyrja ose dalja nga Kosova mund të bëhet deri në pesë minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.