Kolona të gjata në Merdar

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 13:59 | Nga

Kolona të gjata të makinave po presin për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdar.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se udhëtarët po detyrohen të presin më se dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë.

Ndërsa, për të kaluar nga Kosova në Serbi qytetarët duhet të presin një orë. Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardh pritja për të hyrë në Kosovë po zgjatë për më se gjysmë ore, e dalja nga Kosova rreth 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare gjithçka po shkon siç duhet.

Për t’i evidentuar këto pritje të gjata në dy pikat Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku fluksi i kalimtarëve është më i madh pikë, policia ka dalë në teren dhe është duke punuar në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme