Kolumbia dhe Japonia shkojnë baras në pushim

AFP_T53R7
Prishtinë | 19 Qer 2018 | 15:05 | Nga

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kolumbisë dhe Japonisë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin H në Kampionat Botëror.

Japonia e nisi takimin furishëm kur arriti ta fitojë një penalti në minutën e tretë, me ç’rast Carlos Sanchez i Kolumbisë u ndëshkua me karton të kuq, pasi preku topin qëllimisht me dorë.

Sinji Kagawa nuk dështoi nga pika e bardhë në minutën e gjashtë, duke kaluar në avantazh japonezët.

Ndërsa, Kolumbia e arriti barazimin në minutën e 39-të kur Juan Quintero shënoi nga gjuajtja e lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme