Komandanti i KFOR-it dhe shefi i ushtrisë serbe flasin për sigurinë në Kosovë

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq është takuar të mërkurën në Beograd me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.

Në takim u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e ndërmarra për të monitoruar situatën në terren dhe për të ruajtur dhe promovuar paqen dhe sigurinë në Kosovë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, raporton Kossev.

Gjenerali serb theksoi se “KFOR-i është e vetmja forcë e ligjshme në Kosovë dhe si e tillë është më përgjegjësi për sigurinë e popullatës në tërë territorin e Kosovës”.

Ky ishte takimi i parë me Komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, Michele Risi, i cili mori detyrën e komandantit të Forcës ndërkombëtare në Kosovë në nëntor të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme