Qassem Soleimani, është komandanti i lartë i Gardës së Revolucionit në Iran, të njohur si Forca Quds, që u vra në një sulm pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, së bashku me drejtuesit e vjetër të milicisë shiake Irakiane.
Lajmi për ekzekutimin e komandantit, u transmetua nga agjencia e lajmeve gjysmë zyrtare e Iranit, Fars, bazuar në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, transmeton Telegrafi.
Më herët, Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut i fajësuan Shtetet e Bashkuara dhe Tel Avivin për pengimin e Soleimanit
“Armiku amerikan dhe izraelit është përgjegjës për vrasjen e muxhahidëve Abu Mahdi al-Muhandis dhe Qassem Soleimani”, ka thënë Ahmed al-Assadi, një zëdhënës i FMP-së.
Al-Muhandis është nënkryetari i këtyre forcave, grupi ombrellë i militantëve shiitë të integruar në forcat e armatosura të Irakut, që u fajësua për rrethimin e Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad në fillim të kësaj jave.
Raportohet se Al-Muhandis dhe Soleimani, ishin në një kolonë që udhëtonte pranë aeroportit të Bagdadit, kur u goditën nga raketa të shumta.
Deri më tani, Reuters njofton se Pentagoni e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.