Komandanti Ulutash pret në takim Presidenten Osmani, flasin për sigurinë në Kosovë

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në vizitë presidenten Vjosa Osmani në Camp Film City, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të misionit të NATO-s për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës në veçanti Policinë e Kosovës.

Të ngjashme