Kur jemi afër Euro 2020 që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm, fansat e Anglisë duhet të jenë optimist para kësaj gare, pas vlera totale vetëm e skuadrës së parë të “Tre Luanëve” është mbi 1 miliard euro.
Gareth Southgate ka në dispozicion një skuadër shumë të fortë që është ndërtuar ndër vite, ndërsa vlera e tyre vetëm sa shkon e rritet.
Në skuadër ka edhe talentë të jashtëzakonshëm si Trent Alexander-Arnold dhe Jadon Sancho, që e kanë të ardhmen përpara.
Aktualisht skuadra startuese e Anglisë vlen 1 miliardë e 200 milionë euro. Përllogaritja e vlerave të lojtarëve është bërë nga CIES, ku katër nga pesë lojtarët më të shtrenjtë janë anglezë
Trent Alexander-Arnold, Raheem Sterling, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford, së bashku me Kylian Mbappe janë në top 5.
Në një formacion 4-4-2, janë rreshtuar 11 më të shtrenjtit.
Portier- Jordan Pickford (40 milionë funte – 45 milionë euro)
Mbrojtës – Trent Alexander-Arnold (152 milionë funte -170 milionë euro)
Mbrojtës – Declan Rice (57 milionë funte -64 milionë euro)
Mbrojtës – Harry Maguire (52 milionë funte – 58 milionë euro)
Mbrojtës – Ben Chilwell (39 milionë funte – 44 milionë euro)
Mesfushor krahu- Jadon Sancho (158 milionë funte – 177.5 milionë euro)
Mesfushor – Mason Mount (91 milionë funte – 102 milionë euro)
Mesfushor- Dele Alli (69 milionë funte – 77.5 milionë euro)
Mesfushor krahu- Raheem Sterling (173 milionë funte – 194 milionë euro)
Sulmues – Harry Kane (106 milionë funte – 119 milionë euro)
Sulmues – Marcus Rashford (136 milionë funte – 152 milionë euro)
Vlera totale: 1.073 miliard funte (1.200 miliard euro)