Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e radhës në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Mediet u lejuan të marrin pamje 20 minutat e parë të stërvitjeve.
Kombëtarja e Kosovës do të ketë dy ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në muajin qershor, në rrugëtimin e saj drejt Euro 2020.
Kombëtarja e Malit të Zi dhe ajo e Bullgarisë do të jenë nikoqiret e Kosovës më 7 dhe 10 qershor, destinacione të cilat Kosova udhëton për tri pikët.