Kombëtarja e Volejbollit e Kosovës, meshkujt, e ka zhvilluar grumbullimin e parë për vitin 2018, sot në Palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.
Të drejtuar nga trajnerët Gjinovci e Buqani, djemtë e kombëtares në klimë shumë pozitive e kanë përfunduar stërvitjen e sotme, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë, thuhet në një njoftim të Federatës së Volejbollit.
Djemtë kosovarët do ta kenë prezantimin e radhës, të martën në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, nga ora 17:00. Para kësaj, do të ndeshen femrat.
Për këtë ndeshje, dyshja e trajnerëve ka ftuar volejbollistët sipas kësaj liste:
Lista e të ftuarve në Kombëtaren A, meshkujt:
Driton Bytyqi
Drilon Totaj
Bardhyl Hajdaraj
Heset Arapi
Skender Lajqi
Egzon Kalludra
Shkëlqim Ismajli
Dardan Husaj
Faton Mustafa
Durim Rexhepi
Agron Nikqi
Habil Ajeti
Adriatik Berisha
Armend Berisha
Ismail Shabani
Bujar Jashari
Dardi Pllana
Liridon Pllana