Shqipëria humbi edhe 4 pozicione në klasifikimin e FIFA dhe për muajin shkurt renditet e 55. Ndeshjet e Kupës së Afrikës ndikuan në këtë rënie, pasi skuadrat pjesëmarrëse në këtë aktivitet ngjitën shkallët në këtë renditje.
Nga rivalët e Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 u rritën me një pozicion vetëm Itali dhe Lihtenshtejni, Spanja nuk ka ndryshuar nga muaji i mëparshëm, ndërsa Izraeli dhe Maqedonia janë në rënie.
Klasifikimi kryesohet nga Argjentina. Renditja e FIFA-s pritet të ketë ndryshime në muajin prill, pasi përfaqësueset Europiane luajnë ndeshje zyrtare.