Kombi apo Feja ?!

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 12:19 | Nga

Albrim S.Badallaj

Realisht, tendencat e shumë personave për të shkaktuar ndasive dhe urrejtje ndërmjet njerëzve janë kreatorë të dobët, që dëshirojnë të spikasin mediumet. Gabimi i tyre është se duke tentuar të luajnë me tema të ndiesh-me që i kontribuojnë përçarjes, manovrat e tilla dhe dëshira për lakimin e emrit, shpeshherë ua lakonë edhe identitetin personal.

Në të vërtetë çështjet e shumëpërfolura si kombi apo feja, se cila qëndron para, janë thirrje të cilat bëjnë distancimin e njerëzve.

Janë këto dy vlera shpirtërore të cilat duhet të kuptohen si misione unifikuese dhe afruese tek njerëzit, e assesi që të largojnë njërin prej tjetrit. Duhet të kemi parasysh që kjo simbiozë apo bashkëjetesë është treguese e vetëdijes kolektive tek qytetarët.

Ne e dimë shumë qartë që kombi dhe feja ekzistojnë vetëm në saje të grupimit të njerëzve që i pasojnë ata. Për t’u njohur një komb, ai duhet të identifikohet me gjuhën, traditat, stemën apo flamurin dhe kulturën, ashtu siç një fe duhet të ketë udhërrëfyesit e saj përmes librave të shenjtë dhe pikën e përbashkët se çka ata adhurojnë.

Pra, në kontekst më të ngushtë, polarizimi në këtë çështje i qytetarëve tanë, nuk i shërben askujt, pos ithtarëve të ndasimeve.

Janë këto dy vlera që gjithmonë kanë shërbyer si shkas për të jetuar një grup njerëzish në harmoni më njëri tjetrin, dhe duke kontribuar në ndërtimin e hapësirës ku ata jetojnë.

Nuk mund t’a mohojmë se ka ide kozmopolit ane në këtë mes, që tentojnë shuarjen e ndjenjave atdhetare, ashtu siç ka euro-centrizëm, që me çdo kusht tentohet të imponohet kultura e tyre, duke na i paraqitur si universale ato.

Arsyeja se pse një popull jetojnë bashkë, me tradita të njëjta dhe me gjuhë të njëjtë, ka të bëjë në atë që i takojnë një kombi të përbashkët, qoftë edhe me konfesione të ndryshme.

Mirëpo në të njëjtën kohë, ne kemi organizata të ndryshme politike siç është rasti i Konferencës Islame, e cila ka të përbashkët një fe, mirëpo me popuj të ndryshëm që përfaqësohen në atë organizëm. E gjithë kjo bashkëjetesë ndërmjet njerëzve, bëhet më e lehtë kur ata kanë një virtyt të përbashkët në të cilën mund të thirren dhe në të njëjtën kohë mund të rrisin besimin tek njëri-tjetri.

Është një interes i ndërsjellë të xhindet një pikë e përbashkët që bashkon komunitetin, e jo të shikohen pikat e tjera të cilat i ndajnë ato. Po që se do shikohet më një llup të tillë, atëherë lindin probleme edhe më të mëdha në shoqëri. Me ide përçarëse, brenda një kombi mund të krijohen ndasive në bazë të krahinave dhe qyteteve, ashtu siç tek fet e ndryshme mund të bëhen ndasive në bazë të sekteve.

Ne e dimë që ka persona relikt, me ide sabotuese, të cilët pse jo edhe mund të shpërblehen për inicimin e përçarjeve ndërmjet komunitet.

Në këtë pikë kanë kontribuar mjaftë edhe disa gazetarë dhe mediume, me apo pa vetëdije. Deficienca e ekuivalencës ndërmjet qytetarëve për shkak të bindjeve të tyre të ndryshme, nuk i shërben zhvillimit të një shteti.

Në një kontekst më të gjerë, janë ide unifikuese ato që e kanë ndryshuar botën për të mirë. Organizatat për të drejtat e femrave, cilësi të përbashkët e kanë gjininë, mirëpo kanë shumë cilësi që nuk shërbejnë si obstruksion ndërmjet tyre.

Përveç gjinisë, pjesëtarët e kësaj organizate mund të kenë nacionalitet të ndryshëm, fe të ndryshme, ngjyrë të lëkurës të ndryshme, status social të ndryshëm, mirëpo është një ide më universale që ata i bashkon.

Shembuj të tillë kemi edhe tek organizatat për të drejtat e fëmijëve, të njerëzve që kanë ngjyrë të ndryshëm të lëkurës, e të shumë natyrave të tjera.

Mirëpo tek rasti i fes dhe kombit, ndjenjat janë më të fuqishme në relacion me shembujt e tjerë më lartë. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet në këto dy çështje, për shkak të rezistencës, të kaluarës, apo edhe luftërave që janë bërë në emër të tyre. Përkushtimi ndaj kombit dhe fes tek njerëzit, shpeshherë është më e madhe se karshi ligjit.

Ligji ka mbetur të themi paksa më primitiv sepse vetëm ndëshkimi dhe masat që ndërmerren kur shkelet ligji bëjnë që njerëzit t’a respektojnë atë, por jo ta duan.

Kombi dhe feja në këtë pikë kanë evoluar, duke bërë progres, meqë asnjëra prej tyre nuk imponohet përmes dhunës si në të kaluarën, por pranohen apo edhe trashëgohen si vlera të larta humane dhe shpirtërore, që ndikojnë në krijimin e një shoqërie më stabilitet, në kontekst të zhvillimit të një jete më të mirë në diskursin shoqëror.

Është i njohur sidomos tek shoqëria jonë, që kanuni si një kod apo ligj i popullit nderohet dhe respektohet shumë tek zgjidhja e problemeve ndërmjet qytetarëve, ashtu siç edhe librat fetarë, të cilat zënë një vend të rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet marrëdhënieve të njerëzve.

Kjo histeri, apo ky inat i shfrenuar për shkak të ekuilibrit të zhvillimit të jetës tek vendi ynë siç duket i’u është bërë halë në sy personave apo grupeve të caktuara, që misionin e tyre kinse për shërbim të qytetarëve, e transformojnë në kontribut për praninë e urrejtjes.

Vendi ynë nuk mund të ketë racizëm strukturor, për grupe të ndryshme, siç nuk mundet të bëjë privimin e të drejtës së fjalës së lirë. Mirëpo se sa kredibilitet ka në atë mes dhe se qfarë të drejte ka për thirrje përçarëse, duhet të merret ligji me destruktivët e tillë.

Ka shumë raste ku për jetësimin e një ideje të përbashkët, siç ishte krijimi i një shteti të lirë, kombi dhe feja tek ne kanë ditur të rrugëtojnë së bashku edhe pse në itinerarin e tyre ka pasur tendenca për polarizim. Shqiptarët, më mirë se kushdo tjetër kanë ditur t’i bashkë-dyzojnë vlerat e konfesioneve dhe kombit, duke i integruar si mos më mirë.

Për bashkëjetesën e fes dhe kombit, kemi rastin kur shumë terma që përdoren nga fet e ndryshme janë inkorporuar në gjuhën e përditshme shqipe, ashtu siç vlera më e lartë e kombit tonë që është besa, ka ndikuar që edhe fet e pranishme tek ne ta kenë si një pikë e cila i reprezentacion ato.

Në të kundërtën pse krishterimi dhe islami tek shqiptarët duhet ti zinin besë njëri tjetrit, kur kanë orientime të ndryshme adhurimi. Ka qenë kjo vlerë e kombit, siç është besa, ajo që i ka bërë markante idealet e mëdha.

Sa do që Fishta me Nolin në njërën anë dhe Vëllezrit Frashëri në anën tjetër, kanë thirrur në adhurime të ndryshme, misioni i tyre ka qenë i shenjtë për shkak të kohezionit të tyre në largësi, sa i përket luftimit të pushtuesve fqinjë, por edhe më gjerë, të feve të ndryshme.

Me gjithë këta shembuj po faktohet që një shtet mund të ndërtohet më mirë, kur në mesin e tij ka të pranishme edhe idetë nacionaliste, por edhe ato fetare, të gjithë këto të përkthyera në vlera të larta, prej të cilave janë frymëzuar dhe janë formuar shumë personalitete të vendit tonë.

Duke pasur një bashkërendim midis këtyre vlerave, atëherë ato e plotësojnë njëra-tjetrën në shërbim të komunitetit. Mbi të gjitha vendi jonë shquhet për një bashkëjetesë, jo tolerancë, sepse toleranca nënkupton respektim të detyruar apo të paraqitesh si i tillë për shkak të interesave të ndryshme, e kjo bashkëjetesë është në dy dimensione, si në atë fetar edhe ne atë kombëtar.

Duke qenë një shtet multietnik, multikulturor, por edhe multikonfesional bënë që vendi ynë të jetë pikë referimi se si duhet të ndërtohet një shoqëri moderne, e cila lirshëm i shpreh bindjet e tyre fetare dhe kombëtare. Andaj, çdo tendencë e mëtutjeshme, sidomos nga qytetarët e këtij vendi, për të ngritur ura ndarëse, tregon papërgjegjshmërinë e tyre dhe mungesën e qëllimeve të mira për këtë vend. \

Shpeshherë tek njerëzit tanë nuk ka qenë e rëndësishme se kush është para, por e rëndësishme ka qenë se kush e ka nderuar atë person që të dal para. E neve Zoti na ka nderuar me këtë komb, por edhe me këtë laramani konfeksionesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme