Vitia del në konferencë sot me prijësit fetarë

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë konferencë për media bashkë me prijësit fetarë në vend.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh-ja ka bërë me dije se në konferencë do të marrin pjesë edhe drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.

Konferenca do të mbahet në ora 17:30, në mjediset e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me Kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnave, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës,  Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha,  do të mbajnë sot më 25 Maj 2020 konferencë për media, duke filluar nga ora 17:30”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme