Komente negative nga asamblistët për Raportin Financiar të tremujorit të parë të Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 16:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka shqyrtuar Miratimin e Raportit Financiar të tremujorit të parë të vitit 2018.

Agim Gashi nga LDK tha se tremujori i parë e ka gjetur Prishtinën me pasqyra negative të raportit financiar.

“Mungon një informacion për planet e prokurorimit që do të mund të determinonte se cila është dinamika e zhvillimit të punëve të planifikuara dhe ne tani bazohemi vetëm në pasqyrat që janë paraqitur por nuk e dimë se si është e dinamizuar puna më tutje. Raporti prezanton të hyra më të ulëta dhe një performancë të shpenzimeve, që do të thotë se është trend negativ për tremujorin e parë”, tha ai.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje tha se raporti i 3-mujorit të parë në krahasim me vitin 2017 tregon një joefiksaitet të qeverisjes, raporton Ekonomia Online.

“Kemi rritje të shpenzimeve dhe kemi të hyra shumë më të vogla sesa në vitin e kaluar dhe këto duhet të merren seriozisht, sepse nëse vazhdohet me këtë trend, do të kemi ngecje në qeverisje dhe do ta pësojnë qytetarët”, tha ai.

Vala Peshku, nga grupi i asamblistëve të pavarur, tha se raporti nuk ndryshohet por duhet të kërkohet përgjegjësi për punë më efikase.

“Çështje e diskutimit mundet me qenë se çka është bë ose jo, por nuk mundet ky raport me u ndryshu,  sepse nuk ndryshojnë numrat, mundeni me bë presion në drejtori që ekzekutimin të kenë më të mirë”.

Leutrim Retkoceri nga PDK tha se raporti financiar ka qenë shqetësues.

“Në brendësi të këtij raporti kemi vërejtur se kemi shënuar hyrje më të ulëta sesa tremujorin e vitit paraprak dhe ky është shqetësim i joni. Në mesin e këtyre të hyrave të ulëta janë edhe në lejet e ndërtimit, shpenzimi për pagat dhe meditjet janë shpenzime dhe shqetësim i joni”.

Të ngjashme