Komentuesi e quan të dhunuarën kosovare të luftës si prostitutë, veç pse i reagoi Kurtit

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Feim Sylka u bë turp i vendit me një koment publik në Facebook ndaj një ish-ushtari të UÇK-së të cilin e ka ofenduar rëndë veç pse pati qëndrim kundër 1000 testeve të ardhura nga Serbia.

Komenti i radhës turpërues e skandaloz është bërë nga një person tjetër i quajtur Patris Bondi, shkruan Indeksonline.

I riu që e ka të mbushur profilin e tij me fotografi të Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje e ka ofenduar rëndë një ish të dhunuare të luftës.

Bondi që shtiret si militant i madh i Vetëvendosjes ka guxuar ta quaj si prostitutë të dhunuarën e cila kishte shprehur qëndrim kundër ardhjes së 1000 testeve të ardhura nga Serbia.

Patris Bondi shfaqet në Facebook edhe në një fotografi me armë më mbishkrimin se duhet të ketë zgjedhje të reja.


Të ngjashme