Qeveria në mbledhjen e radhës ka themeluar Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky komitet do t’i kryejë detyrat lidhur me përzgjedhjen e projektit.
“Ne propozojmë qe të themelohet komiteti ndërministror, ky komitet i kryen detyrat e tyre, dhe agjensioni për mirëmbajtje të komplekseve detyrohet të respektoj vendimet e nxjerra nga ky komitet”.