Komisionarja për Zgjerim thotë se kryediplomatët e BE-së dhanë mesazh të qartë për integrimin e vendeve të BP

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos tha se “BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor” ishte mesazhi nga diskutimi ndërmjet shteteve anëtare të Unionit dhe ministrave të jashtëm të rajonit.

“Ky ishte mesazhi i qartë nga diskutimet e sotme në Këshillin e Punëve të Jashtme me Ministrat nga rajoni dhe Shtetet Anëtare të BE-së”, shkroi ajo në X.

“Zgjerimi mbetet mjeti ynë më i mirë për ta arritur këtë synim politik dhe të sigurisë”, shtoi Kos.

Të ngjashme