Komisionereve të arrestuar për skandalin me vota u sekuestrohen telefonat

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës u ka sekuestruar telefonat dy të dyshuarve për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të dyshuarve u janë sekuestruar një celular i tipit “Samsung Galaxy A20” dhe një telefon i tipit “Iphone 7+”.

“Sekuestrimet e përkohshme: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20 “ dhe një celulari të tipit “Iphone 7+ “, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 paragrafi 4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

A.K dhe S.M dyshohen se janë përfshirë në skandalin me vota ish-kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme