Komisioneri Evropian për Zgjerim uron Osmanin – : Vazhdimi i dialogut me Beogradin thelbësor

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri Evropian për Zgjerim , Oliver Varhelyi uroi mbrëmë Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si shefe e shtetit të Kosovës.

Në urimi, eurokomesari ipërcolli Osmanit, por edhe Qeverisë dhe parlamentit të Kosovës një mesazh për dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e lidhura me BE-në, në interes të qytetarëve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkruan ai në Twitter.

Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë presidente e Kosovës me 71 vota pro.

Ajo është presidentja e dytë grua e vendit, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme