Komisioneri për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn u ka kërkuar Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit të vazhdojnë dialogun. Ka thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ecet tutje në Ballkanin Perëndimor.
Hahn, deklaroi se takimet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë kosovar, Hashim Thaçi, në Davos, ishin pozitive duke vënë në dukje se dialogu ishte çelësi për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.
Në një postim në Twitter, Hahn deklaroi se kishte zhvilluar një takim pozitiv me presidentët Vuçiç dhe Thaçi, dhe se viti 2018 mund të ishte viti i Ballkanit Perëndimor, nëse të gjithë liderët do të vazhdonin të nxisnin reformat dhe marrëveshjet, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve dypalëshe, transmeton atsh.
“Mbetet në interes të BE-së për vazhduar më tej përpjekjet për dialog në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, si çelësi për përparimin e bisedimeve mes qeverisë serbe dhe kosovare”, shtoi Hahn.