Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se kjo mbledhje ishte e caktuar për të përcaktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme të Kuvendit, e cila ka të bëjë me buxhetin dhe me fjalën e presidentit për fundvit.
“Meqenëse komisionet parlamentare nuk e kanë shqyrtuar ende buxhetin dhe kourumi i Kryesisë nuk ishte i plotë, mbledhja e Kryesisë është shty për nesër në ora 14:00”, ka thënë Haliti, raporton Ekonomia Online.