Komisioni dërgon në Kryesi Projektligjin për Inovacion Shkencor, Transfer të Dijes dhe Teknologjisë

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 14:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor ku në rend dite ishte shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, bëri hapjen e sesionit vjeshtor. Në këtë komision u aprovua vendimi për të dërguar në Kryesi Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.

Kurteshi tha se ky projektligj është shqyrtuar dhe ka kaluar nëpër të gjitha komisionet përkatëse, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se projektligji është në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi, kështu që të gjithë anëtarët e pranishëm ishin të pajtimit për ta dërguar në Kuvend.

“Si konkluzion i gjithave është se ky ligj nuk i cenon as interesat e komuniteteve, as buxhetin e vendit dhe të gjitha janë në përputhje me ligjet në fuqi, kështu që tani vetëm do e rekomandojmë që ky ligj shkon drejt në Kuvend”, tha Kurteshi.

Ismaili shtoi se të gjitha projektligjet në këtë komision kanë përfunduar me kohë dhe pa vonesa gjatë sesionit pranveror, raporton EO.

Zëvendëskryetarja e parë e komisionit, Teuta Haxhiu, kërkoi nga anëtarët që ta procedojnë sa më shpejt Projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90-a.

“Mos ta lëmë më gjatë, ta kryejmë këtë obligim tonë dhe ta përcjellim në Kuvend”, tha ajo.

Kurteshi tha se gjatë muajit shtator duhet të ftohet ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në komision me një raport për përfundimin dhe fillimin e ri të vitit shkollor dhe kur të jetë prezent ministri do të ngriten edhe shumë çështje tjera të cilat janë në interes të diskutohen.

Gjatë komisionit u diskutua edhe për shqyrtimin e planit të punës për sesionin vjeshtor 2018 ku u caktuan prioritetet e këtij sesioni që filluan sot.

Të ngjashme