Kurteshi: Jemi të brengosur për gjendjen aktuale në arsim

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 10:27 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Arsim ka filluar takimin për të diskutuar lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim po marrin pjesë ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi,  përfaqësues të SBAShK-ut dhe Këshilli i Prindërve.

Kryetari i këtij Komiisonit, Ismail Kurteshi, tha se Komisioni është i brengosur për gjendjen aktuale në arsim dhe mos gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga ana e MASHT-it dhe SBASHK-ut.

 “Përkundër përpjekjeve që mosmarrëveshjet të kalohen, ne si komision kemi vendos me ju bë bashkë, edhe njëherë 3 palët të bëjmë përpjekje që mosmarrëveshjet në mes SBAShK-ut dhe MAShT-it të kalohen dhe të arrihet marrëveshje në interes të nxënësve”, tha kryesuesi i komisionit, Ismail Kurteshi.

Kurteshi tha se kërkon nga mediet të lirojnë sallën në mënyrë që diskutimi të vazhdoj pa prezencën e tyre.

“Menjëherë pas takimit keni mundësi të merrni deklarata nga gjithë akterët”, shtoi Ismaili.

Të ngjashme