Komisioni Evropian premton një miliard euro për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka nisur një konferencë ndërkombëtare në kërkim të vaksinës për trajtimin e koronavirusit duke u zotuar për ndarjen e një miliard dollarëve për këtë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se synimi është që mjetet të rriten në 7.5 miliardë që të rritet puna, por që sipas saj duhet të bëhet edhe më tepër, shkruan CNN.

Ajo këtë e ka përshkruar si nisje globale të një “maratone zotimesh”.

“Realiteti është se neve do të na duhet që të jetojmë me virusin derisa të zhvillohet vaksina dhe kjo është arsyeja se pse duhet t’i bashkojmë forcat, paratë dhe mendjet tona për të punuar për vaksinën, diagnozën dhe trajtimin e koronavirusit”, ka thënë Leyen.

Të ngjashme