Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërorë sot diskuton rreth angazhimit të ekspertëve

| 23 Jan 2024 | 07:58 | Nga

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili është formuar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore do të diskutojë sot rreth angazhimit të ekspertëve.

Mbledhja që pritet të nisë nga ora 13:00 do të mbahet pasi gjatë vitit të kaluar janë ngritur dyshime për keqpërdorim dhe abuzim me rezerva shtetërore.

Në lidhje me këtë çështje vitin që shkoi u patën arrestuar disa persona, ndërsa vetë komisioni pati dështuar disa herë të formohej pasi deputetët e VV-së që janë pjesë e këtij komisioni nuk ishin të pranishëm.

Të ngjashme