Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka miratuar në mënyrë unanime planin e punës, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, propozoi që komision të merret edhe me hetimin e shpronësimeve.
“Kemi shpronësuar me çmime shumë të larta, por edhe me çmime shumë të ulëta. Këto mund të quhet veç deklarimet politike, më e dëmshme është me bo diçka që e quajmë hetim e nuk është qashtu, s’po duam me mbuluar një krim të mundshëm. Nëse ka ndodh atëherë duhet me shkuar deri në fund”.
“Në shumë raste nuk e kemi të njëjtin pronar, kemi krim ma inteligjent jo qaq naiv sa me sharruar me të dy këmbët në këtë. Hetimi duhet të jetë i pakufizuar”.
Zëvendëskryesuesi i komisionit deputeti nga PDK-ja Gazmend Bytyçi, tha se nuk është e nevojshme që të diskutohet për kompetencat e komisionit.
“Do të sillemi koonform autorizimi. Liburni po flet për çështjet që i kem diskutuar. Nuk kem nevojë të zgjerohemi më shumë në këtë temë”.
Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kërkuar që të themelohet një komsion i vecantë për hetimin e shpronësimeve.
Sipas tij, komisionin për privatizimin nuk ka kompetenca që të merret edhe me shpronësimet.
“Nuk po më pëlqen që po kthemi në pikën zero. Mundemi me nis edhe një komision për shpronësime, se ky proces nuk lidhet me shpronësimit. Po tentohet me shmang detyrat që na i ka dhënë Kuvendi, na nuk duhet të merremi me shpronësime”.
“…na jem për hetimin e shpronësimeve, por nuk jemi në mandat ligjor, po e shkelim ligjin”.
Mirëpo sipas Aliut nëse nuk hetohen edhe shpronësimet, puna e tyre do të jetë e mangët.
“…mund të bëjmë komision për shpronësimet, nëse nuk e shqyrtojmë edhe këtë pjesë hetimin mund të jetë i mangët. Është shitur 80 herë ma shtrenjtë prona se çmimi real”.
Deputeti i VV, Hekuran Murati tha se nuk ka asnjë ndërhyrje në fushëveprimtarinë e komisionit nëse hetohen edhe shpronësimet.
“Po tentohet që me u shit që duhet me u bo komision hetimor për shpronësimet. Nuk duhet me u ndalu me hetuar shpronësimet që lidhen me privatizim”.
“Nuk shoh që kemi problem me këtë fushëveprim. Nëse shkojmë me këtë fushëveprim jemi në rregull, duhet me marrë informata prej të gjitha palëve”.
Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka marrë sërish fjalën duke thënë se nuk kanë synim që në këtë proces të fshihet asgjë, por që këto janë dy çështje të ndara.
“Nuk bënë me ndërtuar teori konspitaive, rreth privatizimit duhet që të përfshihen të gjithë”.
“Na nuk po fshehim bashkë kurgjo, mos u mundoni me devijuar, ju po thoni është 1%, ku pe dimë sa raste duhet me u lëshuar te shpronësimet. Pse mos mi i bo krejt, krejt shpronësimet t’i hetojmë”.
Deputetja e LDK-së Doruntinë Maloku, tha se pozicioni i deputetëve të PDK-së dhe VV-së po krijon përshtypjen e bllokimit të punëve.
“…është mirë me e miratuar planin e punës. Po më duket qysh jeni pozicionuar po e len përshtypjen se veç kemi me bllokuar tërë kohën”.
Me këtë rast ka reaguar Sejdiu i PDK-së, duke përmendur sërish themelimin e një komisioni për shpronësimet, raporton EO.
“Dorentina po na akuzon, unë i marrë vesh këto. Në pozimin tonë nuk përmendet shpronësimi, po e mbrojë ato që e ka thënë PDK, nëse duam edhe te shpronësimet me hi, e themelojmë edhe një komision hetimor tjetër”.
Sërish ka reaguar deputetja e LDK-së, duke shtuar se janë në gjendje që vec ta votojnë raportin derisa këto dy parti të merren vesh e të sqarohen.
“…veç i hëngre fjalët e tua, nuk ishte konstatim. Na po e lirojmë sallën nëse e vijmë e votojmë”.
Kryetari Çeku më pas ka kërkuar që deri në fund të javës të jetë gati lista e dëshmitarëve dhe ekspertëve.
“Deri në fund të javës të dërgohet lista e dëshmitarëve. Edhe për ekspertët duhet të vendosim deri në fund të javës”.