Investimet në shëndetësi urgjente, Riinvest rekomandon që të përdoren fondet e privatizimit

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Riinvest ka prezantuar “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”, raporton Ekonomia Online.

Raporti jep një varg rekomandimesh, ku në fokus është investimi urgjent në shëndetësi për rritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve teknike, pajisjeve dhe kapaciteteve humane si dhe për përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor.

Aty kërkohet që fondet e privatizimit të përdoren për ndërtimin e një Klinike moderne, me të gjitha pajisjet që do të mund mundësonin të gjitha analizat dhe shqyrtimet diagnostike me standarde evropiane duke përfshirë këtu edhe aftësimin e shpejtë të stafit për përdorimin e tyre në kuadër të një bashkëpunimi me ekspertë ndërkombëtarë për një periudhë të caktuar kohore.

Profesori Muhamet Mustafa, nga Instituti Riinvest thotë se është i domosdoshëm investimi në këtë sektor për të përballuar situata serioze me pandeminë.

Alban Hashani, Drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest, tha se fondet publike e private jashtë vendit dhe siguronte një barazi në qasje në shërbime cilësore për gjithë qytetarët e vendit.

Sipas tij, ndikimet në ekonominë kanë qenë të mëdha dhe se pasojat do të jetë afatgjate, raporton EO.

Pëllumb Çollaku, ekonomist senior nga Instituti Riinvest, tha se bazuar në këtë raporton Kosova renditet në vendin e katërt në rajon për nga numri i rasteve aktive me COVID-19, derisa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë numrin më të madh, respektivisht, më të vogël të rasteve aktive.

Kosova qëndron në pozitën e dytë në rajon me një koeficient prej 0.11% të popullsisë me raste aktive me COVID-19. Në raport thuhet se argument tjetër është probabiliteti i lartë i infektimeve në numrin e përgjithshëm të testimeve, vendi i parë në rajon me 15.52% të të testuarve që dalin pozitiv me COVID-19.

Sipas tij, ardhurat buxhetore janë zvogëluar për 11,5%, në ndërkohë që shpenzimet e buxhetit janë rritur për 11 %.

Bazuar në raport kjo ka ndikuar për rritje të deficitit në bilancin primar të buxhetit nga rreth 337 milionë euro, në një deficit primar prej 831 milionë eurosh. Ky deficit synohet të mbulohet nga financimi i jashtëm shtesë prej 321 milionë eurosh dhe financimin e brendshëm 367 milionë euro si dhe zvogëlimi i stokut të bilancit bankar për 143 milionë.

E tërë kjo duhet t’i mbulojë kërkesat e paraqitura për financim të Programit të rimëkëmbjes 385 milionë, rritjes e shpenzimeve kapitale për 63 milionë euro si dhe të subvencioneve e transfereve 18 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Visar Vokrri, Drejtor programor në Instituti Riinvest, tha se 95% e bizneseve kanë thënë se pandemia ka goditur rëndë të gjithë sektorët e biznesit.

Sa i përket Pakos Emergjente ai tha se pagesat kanë qenë shumë të vogla dhe të pamjaftueshme.

Ai ka sqaruar se bizneset kanë deklaruar se kanë pasur rënie nga 10% deri në 90% për qind. Përderisa sa tha se ka pasur rritje të produktet e qumështit dhe miellit. Përderisa edhe investime janë shtyrë për vitet e tjera.

Kryetar i Odës Ekonomike Amerikanë të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, tha se pandemia ka ndikuar në ekonominë e vendit duke marrë për bazë edhe gjendjen politike në vend.

“Ndikimi i pandemisë tashmë është evident. Gjendja politike nuk i ka kontribuar fare kësaj gjendje., por edhe ndihma e shtetit ka qenë minimale”.

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, tha se tha se kanë problem të theksuara, por që ka kërkuar që të lirohen masat.

“…kemi problem me nivelin e të punësuarve se sa ata jenë të gatshëm që të lëshojnë vendin e punës. Nuk mund të presim paga të mëdha ngase nuk kem edhe përkrahje edhe prezantimin në treg”.

“Edhe sikur ta izolojmë vendin pandemia nuk mund të zhduket, të hiqen kufizimet ngase nuk mund të shpëtohet nga ky virus”.

“Do të kemi pasoja më të mëdha nga ekonomia se sa nga pandemia”.

Riinvest konsideron se këto janë rekomandimet e natyrës emergjente e me prioritet:

(1) Rritja e përgjegjësisë së subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe konsolidimi urgjent i funksionimit të Kuvendit ashtu që të mund të marrë vendime me shumicën e kualifikuar kur është fjala për marrëveshjet ndërkombëtare dhe shumicën e thjeshtë për çështjet e tjera.

(2) Përfshirja urgjente e sektorit të shëndetësisë me intervenim të strukturuar dhe të kuantifikuar e me burime të sigurta deri në 4-5% të GDP-së sivjet dhe 6 % vitin e ardhshëm dhe me prioritet për investime të shpejta për rritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve teknike, pajisjeve dhe kapaciteteve humane si dhe për përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor për të përballuar situata serioze siç është kjo meCOVID-19 ose të ngjashme.

(3) Riinvest rekomandon që nga fondet e privatizimit të bëhet sa më parë një investim domethënës për ndërtimin e një Klinike moderne, me pajisjet që do të mund mundësonin të gjitha analizat dhe shqyrtimet diagnostike me standarde evropiane duke përfshirë këtu edhe aftësimin e shpejtë të stafit vendor për përdorimin e tyre në kuadër të një bashkëpunimi me ekspertë ndërkombëtarë për një periudhë të caktuar kohore. Kjo do të reduktonte dukshëm nevojën për të shpenzuar fonde publike e private jashtë vendit dhe siguron një barazi në qasje në shërbime cilësore për gjithë qytetarët e vendit;

(4) Rekomandohet përmirësimi i politikave fiskale:

(a) Lidhur me evitimin e ngarkesat tarifore dhe TVSH-së për disa inpute prodhimi në kufi

(b) Evitimi i problemeve të rimbursimit të TVSH-së

(c) Shqyrtimi i kërkesave rreth TVSH-së të grumbulluesve të produkteve primare bujqësore, restoranteve, ndërtimtarëve dhe eksportuesve

(d) Gjithashtu është i nevojshëm edhe shqyrtimi i arsyeshmërisë së akcizës për prodhuesit e lëngjeve dhe vënia e tyre në pozitë të barabartë me konkurrentët nga vendet fqinje lidhur me këtë çështje;

(e) Nxitja e fiskalizimit dhe zbatimi i bande-rolave për disa produkte

(5) Nxjerrja e ligjit për afatet e pagesave të llogarive midis bizneseve dhe qeverisë e bizneseve dhe rregullimi me Ligjin mbi Tregtinë e Brendshme midis prodhuesve dhe tregtisë.

(6) Krijimi i mekanizmave në kuadër të Qeverisë dhe akterëve të tjerë për zbatimin e Programit të rimëkëmbjes, duke përfshirë monitorimin e efekteve në ekonominë e vendit dhe sektorë të caktuar, transparencën dhe llogaridhënien.

(7) Krijimi i një Plani aksional për të siguruar ardhjen e mërgimtarëve në pushimet verore në Kosovë (sigurimi i testeve dhe evitimi i pengesave të tjera).

Të ngjashme