Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që ta pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate.
Është siguruar një letër nga burimet e saj të cilën sot ky komision e ka dërguar në FFK.
Lidhja Rajonale e Gjilanit reagon ndaj FFK-së: Ende si kemi marrë ftesat p…
Në letër thuhet se komisioni përmes rrugëve zyrtare e ka vërtetuar që Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe se si rezultat i kësaj FFK nuk mund të licencohet, pasi kjo do të binte ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, me statutin e FFK-së dhe me kodin etik të FIFA, të cilin FFK është i obliguar me statut dhe ligje të Kosovës e UEFA-s dhe FIFA-s ta respektojë.
Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv që të merr vendim për ta pezulluar Agim Ademin nga pozita e kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse një gjë të tillë nuk e bën vet Ademi në kohë sa më të shpejtë.