Komisioni i MSA-së pajton pozitën e opozitën

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 14:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sesioni i dytë i mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë ka bërë bashkë pozitë dhe opozitë.

Pas mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, dy kryesuesit kanë mbajtur konferencë për shtyp.

Me këtë rast Memli Krasniqi kryetari i delegacionit për Kosovë tha se së bashku me të gjitha partitë kanë harmonizuar deklaratën e përbashkët, raporton EkonomiaOnline.

“Sot e përmbyllëm punën e takimit të pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, për çështjet siç janë sundimi i ligji, liberalizimi i vizave, mbrojtja. Ne falënderojmë delegacioni për mbështetjen e Kosovës duke u nisur nga liberalizimi, por edhe çështje të tjera. Ne përfundimisht kemi miratuar deklaratën finale bashkë me rekomandimet konkrete. Bashkë me opozitën kemi arritur që të kemi pajtueshmëri të plotë për shumë nga pikat e kësaj deklarate,” është shprehur Krasniqi.

Tonino Picula, kryetar i delegacionit të PE-së tha se Kosovën po e presin lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave.

“Mendoj që kemi edhe disa lajme të mira, Parlamenti Evropian i dha besimin të ardhmes së  Kosovës për heqjen e vizave. Ne sot edhe një herë vërtetuam se Kosova, të shtyhet të ecë përpara në Evropë. Zgjerimi pritet në një pjesë të BE-së, besoj që në takimin e radhës në Strasburg do të kemi lajme edhe më të mira,” është shprehur Picula.

Takimi tjetër i këtij komisioni do të mbahet më 13 dhe  14 mars të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme