Komisioni i Venecias është mbledhur që prej orës 09:00 në seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar draft-opinionin në lidhje me presidentin Ilir Meta.Mazhoranca përfaqësohet nga Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, kreu Komisionit Hetimor Parlamentar dhe anëtarja e këtij komisioni, Klotilda Ferhati.
Presidenti Meta nuk ka shkuar në “Venecia”, raporton Tch.
Presidenca, në Strasburg përfaqësohet nga shefi kabinetit, Arben Cici, këshilltari ligjor, Bledar Dervishi dhe këshilltarja për Integrimin, Ilda Zhulali.