Komisioni interviston kandidatët për Bord të RTK-së

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 10:52 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, ka filluar të mërkurën intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. Nga 17 kandidatë sa kanë qenë në garë sot do të intervistohen 14 anëtarë, ngase 2 prej tyre janë tërhequr, ndërsa 1 kandidat nuk i ka plotësuar kushtet, raporton Ekonomia Online.

Intervistimi i kandidatëve po bëhet pa praninë e mediave.

Në dhjetor asnjëri nga kandidatët për anëtar të Bordit të RTK-së nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë bord.

Nga 61 deputet pjesëmarrës në votim, 47 fletëvotime ishin të pavlefshme. Pas dështimit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, konkursi është përsëritur.

Të ngjashme