Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka filluar mbledhjen e së mërkurës, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite është vetëm një pikë, intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa mbledhja është e mbyllur për media.
