Komisioni kërkon ndalimin e importit të veturave të vjetra

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 12:57 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë kërkuar të ndryshojë Ligji për Veturat e Vjetra, pasi që po ndikojnë në ndotjen e ajrit. Madje anëtarët e komisionit kërkojnë ndalimin e importit të veturave të vjetra nga vendet e ndryshme të Evropës, raporton Ekonomia Online.

Besim Beqaj anëtarët i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri nga radhët e PDK-së ka thënë se mjetet të cilat nuk janë mirë teknikisht krijojnë probleme në shëndetin e qytetarëve,  pasi që këto automjete ndotin në masë të madhe ajrin.

“Çdo ditë e më shumë po kemi probleme edhe me mënyrën e të jetuarit, pasi po kemi një ambient jo kualitativ. Ky ligj duhet të ketë procesimin e automjeteve të vjetruara, kjo pasi që na është thënë edhe në Raportin e Progresit ku del se ato po ndotin ambientin. Nuk kemi nevojë që të importojmë më tutje bërllok të Evropës”, ka thënë Beqaj.

Edhe deputeti Blerim Grainca nga radhët e LDK-së, ka shprehur shqetësimin e tij për veturat e vjetra dhe mos kontrollimin teknik të automjeteve gjatë procedurës së regjistrimit të tyre.

“Çdo ditë e më shumë po kemi probleme edhe me mënyrën e të jetuarit, pasi po kemi një ambient jo kualitativ. Praktikat që i kemi deri më tash na tregojnë që kemi një pjesë të automjeteve të cila nuk shkojnë fare në kontroll teknike, kjo po sjell edhe një mënyrë jetesë jo të sigurt te qytetarët pasi që mos kontrolli teknik sjell jostabilitet”, ka thënë Grainca.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, foli për Projektligjin e veturave, i cili tha se ky projektligj është gjithëpërfshirës.

“Projektligji ndër tjera rregullon regjistrimin e automjeteve. Me ligjin në fuqi i cili është nuk ka rregulla për mjetet e vjetra dhe nuk janë në përdorim. Do të ketë sanksione dhe gjoba për ata që kryejnë shkelje, p.sh moskontrollimi teknik i automjeteve është njëri ndër gjobat që do të shqiptohet për ata të cilët nuk e kryejnë këtë procedurë”, ka thënë Muharremi.

Edhe Instituti GAP ka theksuar se pas një raporti analitik të publikuar më 2015 argumenton për ndërlidhjen ndërmjet vendimeve të qeverisë së Kosovës për importin e veturave dhe rritjen e vjetërsisë së veturave në qarkullim në Kosovë

Sipas analizës së GAP-it, dy faktorë kryesorë ndikojnë që mosha e veturës të shkaktojë rritje të sasisë së ndotjes: së pari, veturat e vjetra mesatarisht kanë kaluar distancë më të madhe, rrjedhimisht motori dhe pajisjet për kontrollimin e gazrave (konvertorët katalitik) janë konsumuar; dhe, së dyti, zhvillimi i teknologjisë së prodhimit të veturave ka sjellë vetura më efikase si për nga konsumimi i karburanteve, po ashtu edhe për nga emetimi i ndotësve.

Të ngjashme