Komisioni miraton uljen e koeficientit të pagave nga presidenti deri te shërbyesit civilë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 13:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike ka miratuar uljen e koeficienteve për pagat në sektorin publik.

Koeficientet e pagave do të ulen nga presidenti deri te shërbyesit civilë ku nga 12-të sa ishte më i larti tani do të jetë në 10-të, raporton Ekonomia Online.

Ulje kanë pësuar edhe koeficientet tjerë nga 12 deri në 8, ndërsa ky projektligj tani do të shkojë në komisionet tjera në Kuvend.

Po ashtu nga tani presidenti, kryeparlamentari, kryeministri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk do të kenë më paga të përjetshme por vetëm pesë vjet.

Aty u tha se është bërë nivelizimi për shërbyes civilë, të cilët për punë të njëjtë do të marrin paga të njëjta.

Me katër vota për, katër kundër dhe dy abstenime është proceduar në Kuvend pa përkrahjen e komisionit amendamenti që e rendit RTK-në në rendin e ndërmarrjeve publike.

Para votimit, deputetët diskutuan lidhur me atë se a duhet apo jo RTK të renditet në këtë amendament.

Nait Hasani, kryetari i komisionit, arsyetoi amendamentin duke thënë se me këtë renditje do të vendoset një kufizim për pagën më të lartë në RTK.

“Kërkujt nuk ja përcaktojmë pagën, por duhet të kërkohet nivelizimi i pagës. Të gjitha ndërmarrjet që paguhet nga buxheti i shtetit ju caktohet paga nuk mundet ne kalu pagën e presidentit. 12 milionë i merr nga buxheti i shtetit RTK. Nuk po kërkojmë që ata me ja zgjedh stafin. Nuk përcaktojmë se kush do t’iu zgjedh juve mirëpo vetëm tregojmë që pagat në RTK më e madhe dhe më e ulët të jetë 1 me 7”, tha Hasani.

Kundër këtij amendamenti ishte deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

“Është shtuar pa vota nuk e kemi qit në vota. Mendoj që nuk ka një shtet demokratik që e vendos brenda. Nuk ka në botë një shtet që vendos një medium publik e vendos brenda kornizës të shtetit për pagesë. Nëse ne e lëmë në këtë kornizë, ne po e përkufizojmë si televizion shtetëror”, tha Izmaku.

Edhe deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ishte kundër këtij amendamenti. Ai propozoi që amendamenti për nivelizimin e pagës në RTK të rregullohet me ligjin për RTK-në, raporton EO.

“Mendoj që RTK duhet me u hjek prej ligjit të pagave. Përkrah fuqishëm me iu caktu pragu, por kjo duhet me u bo në ligjin për RTK-në”, tha Selmanaj.

Hasani tha se me kërkesë të kryeparlamentarit dhe kryeministri kërkohet paga e përhershme për 5 vjet kufizim.

“Paga të përhershme për kryetarin e kuvendit, kryeministrin, kryeprokurorin, kryetarin e gjykatës supreme dhe kushtetuese me qenë një pagë e përhershme pasi të kalohet mosha 65 vjeçare”, tha ai.

Të ngjashme