Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencë (AKI) ka mbajtur mbledhje të shkurtër pavarësisht se drejtori i këtij agjencioni, Driton Gashi, nuk erdhi për të raportuar rreth arrestimit dhe deprotimit të gjashtë shtetasve turq, me arsyetimin se po pret që të përfundojë raporti i inspektoratit të kësaj agjencie.
Pas përfundimit të mbledhjes, zëvendëskretarja e komisionit, Ganimete Musliu, tha se situata rreth kreut të AKI-së është e paqartë, raporton Ekonomia Online.
Musliu bëri të ditur se në mbledhje vendosën që t’i dërgojnë një shkresë kryeministrit për të qartësuar nëse Driton Gashi është liruar nga detyra, është shkarkuar apo është ende në këtë pozitë.
“Nuk mund të vazhdojmë me thirrje për raportim derisa nuk qartësohet kjo situatë”, ka thënë Musliu.
Anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se mos ardhja e Gashit në komision për të raportuar është neglizhencë e qëllimshme.
Ai shtoi se Gashi është sjellur keq çdo herë kur ka ardhur në komisioni.