Komisioni për Arsim diskuton me Diasporën mundësitë për bashkëpunim, do të fillojnë me Shkollën e Diasporës

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 13:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur  takim me përfaqësues të diasporës.

Tema me të cilën ata kanë filluar diskutimin ishte “Mësimi plotësues jashtë vendit, qendrat kulturore dhe shkëmbimi profesional me diasporën”.

Indira Kartallozi, përfaqësuese e diasporës, kërkoi nga komisioni mbështetje për zhvillimin dhe jetësimin e projekteve të planifikuara nga diaspora, raporton Ekonomia Online.

“Plani ynë i veprimit është ai plan që është përfshirës dhe integron të gjitha temat me rëndësi. Këto tema dhe shumë tema të tjera që i kemi planifiku janë të ndërlidhura. Kultura, arti dhe shkëmbimi  profesional kanë  hapësirë të mjaftueshme”.

“Ne kemi ardhur me disa projekte. Do të fillojmë nga shkolla e Diasporës, ne kemi mendu që të krijojmë një shkollë virtuale e cila do t’ju japë të rinjve në Kosovë të edukohen përmes shkollës virtuale”.

Shqipe Buzuku, doktor shkence në fushën e menaxhimit të industrisë dhe përfaqësuese e Diasporës, tha se do të mundohen që t’i ndihmojnë studentët kosovarë, raporton EO.

“Unë jam këtu sot e thirrur që të jap kontributin tim që të shtyjë proceset për ngritjen e akademisë së shkencës dhe të ndihmojë studentët kosovarë”.

Adem Mikullovci propozoi disa aktivitete përmes të cilave Kosova dhe Shqipëria mund t’i prezantojnë talentet dhe të arriturat e tyre, raporton EO.

“Them të drejtën, e kam ëndërruar një takim të tillë. Unë do të jap disa prezentime për artin që ka Shqipëria dhe Kosova. Janë disa projekte që duhet të depërtojnë dhe t’i shfaqim Evropës arritjet tona”.

“Mendoj që duhet të bëhet një shfaqje e fuqishme dhe të shfaqet në teatrot e Evropës. Propozoj që të organizohen orë letrare me autorë nga Shqipëria e Kosova dhe të prezantohen në klubet shqiptare”, tha ai.

Të ngjashme