Komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrtoi Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.
Për shqyrtimin e këtij Projektligji, komisioni ka ftuar drejtorin e Departamentit të Shkencës në kuadër të MAShT-it për trajtimin e projektligjit, por nuk mori pjesë, raporton Ekonomia Online.
Anëtarët e komisionit shprehën shqetësim për mospjesëmarrjen e këtij departamenti, dhe po ashtu komisioni vendosi që t’i dërgojë letër ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që zyrtarët e kësaj ministrie të jenë më të qasshëm ndaj komisionit për Arsim dhe t’i drejtohen komisionit për çështje të ndryshme që prek edhe këtë ministri.
Nezir Çoçaj nga PDK-ja tha se duhet që secila ministri që e prek ndonjë projektligj të marrë pjesë, për ta bërë procedimin e ligjeve më të lehtë, raporton EO.