Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur mbledhjen e radhës për të shqyrtuar Projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.
Në mbledhje u diskutua për ndryshim të fjalëve dhe përcaktim të definicioneve të projektligjit, por votimi ishte i pamundur për shkak të mungesës së anëtarëve të komisionit dhe si pasojë e kësaj, shqyrtimi i Projektligjit u caktua për në mbledhjen e radhës së komisionit, raporton Ekonomia Online.