Gjatë shqyrtimit të Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2018-2022, ministrja Dhurata Hoxha tha se ky program është gjithëpërfshirës i hartuar me të gjitha institucionet relevante, raporton Ekonomia Online.
“Ky program është dokumenti kryesor për zbatimin e agjendës evropiane dhe mbulon periudhën 2018-2022. Ky program është gjithpërfshirës i hartuar me të gjitha institucionet relevante. Kostoja totale për këtë vit 229,696 euro”.
Komisioni për Integrime e ka miratuar Programin Kombëtar, rekomanduan që i njëjti plan të diskutohet në seancë plenare.
Gjatë shqyrtimit të Projektligjit nr. 06/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, të gjithë votuan pro. Ky projetligj miratohet dhe kalon në seancë plenare.
Projektligji nr. 06/L-012 për kryeqytetit e Republikës së Kosovës, Prishtinën, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së miratohet dhe kalon në seancë plenare, raporton EO.