Komisioni për Legjislacion: Qeveria ta rishikojë përbërjen e komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 12:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga qeveria që ta rishikojë përbërjen e komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu, kryetar e komisionit, tha se pesë anëtarët komisionit Dhënien e Provimit të Jurisprudencës nuk e kanë përvojën e nevojshme sa kërkohet dhe se nuk janë ndjekur procedurat.

E bashkëpartiaku i Haxhiut, deputetit Glauk Konjufca, bërë një krahasim mes Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit dhe Azem Sylës.

Ai ka deklaruar se po të caktohet Lumezi si kryetar i Komisionit për dhënie të provimit të Jurisprudencës, është njësoj si të emërohet Azem Syla, drejtori i Agjenicë kundër Korrupsionit.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se këtë çështje t’i japim një javë kohë qeverisë që të marrë vendim. Deputeti i AAK-së, Shkumin Demalija ka mbështetur propozimin e Gashit që qeverisë t’i jepet kohë që të marrë vendim.

Deputeti i Nisma për Kosovës, Bilall Sherifi, e konsideroi këtë debat të tepërt.

Kurse deputeti i pavarur Korab Sejdiu, ka kërkuar që anëtarë të komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës të jenë edhe përfaqësues nga avukatura.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, dje konfirmoi pezullimin nga Kuvendi i Kosovës të emrave të propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i së cilit komisioni ishte kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili po hetohet për falsifikim të testit të vet të jurisprudencës.

Të ngjashme