Komisioni për Punë të Jashtme funksionalizon shumicën e Grupeve të Miqësisë

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 12:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u bë Funksionalizimi i Grupeve të Miqësisë.

Vjosa Osmani nga LDK-ja ka kërkuar që Grupet Parlamentare t’i dërgojnë emrat për t’i formuar grupet e miqësisë që nuk kanë ende përfaqësues, raporton Ekonomia Online.

“Kërkesa e parë që të kërkojmë nga Grupet Parlamentare t’i dërgojnë edhe për grupet e tjera. Kryesia nuk ka qenë e suksesshme në këtë se GP nuk i kanë dërguar emrat për të formuar grupet e miqësisë: Po e marrim përsipër si komision të ju dërgojmë njoftimin GP të dërgojnë emrat. Të caktojmë një datë deri kur të bëhet konstituimi i grupeve, emërimi i kryetarëve të grupeve është esencial”.

“Adresim kryesisë, GP të dërgojnë emrat, dhe t’i shkruajmë kryetarëve të grupeve funksionale që të konstitutohen deri më së largu me 30 qershor”.

Grupet e Miqësisë të funksionalizuara janë:
Grupi i Miqësisë Austria kryesohet nga LDK-ja
Grupi i Miqësisë Arabia Saudite – AAK
Grupi i Miqësisë Belgjika- PDK
Grupi i Miqësisë Mbretëri e Bashkuar -LDK
Grupi i Miqësisë Bullgaria – Nisma
Grupi i Miqësisë Franca – LDK
Grupi i Miqësisë Danimarka – PDK
Grupi i Miqësisë Emiratet e Bashkuara Arabe – PDK
Grupi i Miqësisë Estonia – Lista Serbe
Grupi i Miqësisë Egjipti – LDK
Grupi i Miqësisë Finlanda – VV
Grupi i Miqësisë Holanda – PDK
Grupi i Miqësisë Hungaria – PDK
Grupi i Miqësisë Irlanda – AAK
Grupi i Miqësisë Turqia – LDK
Grupi i Miqësisë Gjermania – PDK
Grupi i Miqësisë Greqia – PDK
Grupi i Miqësisë Italia – LDK
Grupi i Miqësisë Kanada – Alternativa
Grupi i Miqësisë Katari – VV
Grupi i Miqësisë Kroacia – LDK
Grupi i Miqësisë Kuvajt – Nisma
Grupi i Miqësisë Letonia dhe Lituania – PDK
Grupi i Miqësisë Luksemburg – Lista Serbe
Grupi i Miqësisë Malta – AAK
Grupi i Miqësisë Maqedonia – Lista Serbe
Grupi i Miqësisë Mali i Zi – VV
Grupi i Miqësisë Malajëzia – 6+
Grupi i Miqësisë Panama – PDK
Grupi i Miqësisë Polonia – PDK
Grupi i Miqësisë Portugalia – PDK
Grupi i Miqësisë Qipro – Nisma
Grupi i Miqësisë Rumania – LDK
Grupi i Miqësisë Spanja – PDK
Grupi i Miqësisë Suedia – PDK-ja
Grupi i Miqësisë Sllovakia – AAK
Grupi i Miqësisë Sllovenia – PDK
Grupi i Miqësisë Shqipëria – LDK
Grupi i Miqësisë SHBA – PDK
Grupi i Miqësisë Tunizia – VV
Grupi i Miqësisë Vatikani – LDK
Grupi i Miqësisë Zvicra – PDK
Grupi i Miqësisë Australia dhe Zelanda e Re – VV

Ndërsa grupet e miqësisë që nuk kanë ende përfaqësues janë:

Çekia, Korea e Veriut, Korea e Jugut, Norvegjia, Tajlanda, Izreali, Jordania, Afrika Jugore, Lindja e Afërt.

I kërkohet kryesisë që të bëjë përzgjedhjen e kryetarëve të këtyre Grupeve të Miqësisë.

Pikë tjetër ishte edhe diskutimi lidhur me gjendjen në shërbimin e jashtëm, raporton EO.

Vjosa Osmani, kryetare e komisionit dhe deputete nga radhët e LDK-së, ka thënë se duhet marrë sqarim nga MPJ-ja pse ambasadorët që caktohen në një legjislaturë të kaluar për të kryer një mision diplomatik, dhe në një legjislaturë tjetër e ndërrojnë shtetin përsëri kërkohet t’i nënshtrohen invtervistimit.

Ajo tha se do të kërkohet të dihet se a janë bërë ndryshime ligjore apo çfarë ka ndodhur.

“Nga MPJ emrat që kanë kaluar në legjislaturën e katërt për amabsadorë janë shku në shtetin X, dhe po kalojnë në shtetin tjetër po kërkohet prapë intervistimi. Nuk ka qenë asnjëherë një praktikë e tillë, kërkojmë të sqarohet çfarë ka ndodhur, janë bërë ndryshime ligjore apo çfarë”.

Vjosa Osmani ka thënë se rasti i dytë është caktimi i një ambasadori nga Kosova për një shtet,  pa iu nënshtruar procedurave të intervistimit, që presidenti ka nënshkruar që ky person të kryejë misionin e tij.

Ajo tha se do ftohet ministri i Punëve të Jashtme për të raportuar para komisionit dhe të njoftojë këtë të fundit për këto gradime.

“Rasti i dytë është që një person i caktuar ka kaluar si shef i diplomacisë është emëruar ambasador,  është nënshkruar nga presidenti por ky person nuk ka kaluar procedurat e intervistimit”.

“Kjo është shkelje, duhet të kalojë në komision të punëve të jashtme nëse nuk ka kaluar asnjëherë”.

Të ngjashme