Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrtoi në parim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME)”.
Faton Thaçi se ky program ofron mbështetje për kompanitë kosovare, raporton Ekonomia Online.
“COSME ofron mbështetje për ndërmarrje evropiane dhe ato kosovare që të përfitojnë nga tregu i bashkuar i BE-së”.
Burim Limaj tha se kjo marrëveshje në njëfarë mënyre ngjason me një treg të lirë, raporton EO.
“Ne kemi informacione që po dojnë me apliku për këtë marrëveshje. Kjo është një marrëveshje që u jep të drejtë kompanive tona me pasë qasje. Mund të themi që është një liberalizim i tregut”.
Hykmete Bajrami tha se duhet të krijohet një këshill nga ministria që ofron këshilla që t’ua lehtësojë kompanive aplikimin në COSME.
“Ideja ka qenë të ndihmojë ndërmarrjet përmes këshillave për të përmbushur kriteret të aplikojnë në COSME. Të gjitha ndërmarrjet që i plotësojnë kriteret mund të aplikojnë në COSME pa pasur nevojë që të shkojnë në ministri. Ajo që do të duhej të bënin ministria është që të formonte një këshill për të ofruar këshilla”.