Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka mbajtur mbledhje ku është shqyrtuar Projektligji për Prishtinën, si dhe propozimet për hartimin e Projektligjit për RTK-në.
Kryetari i komisionit Nait Hasani tha se kanë bërë vizita hulumtuese në kryeqytetet e rajonit për të parë se si zbatohet ligjin në vendet respektove.
Ai tha se Projekligji është i gatshëm dhe mund që javën tjetër të procedohet në Kryesinë e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Komisioni jonë ka bërë vizita hulumtuese në Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi. Në pikat të cilat është dashtë kemi kërkuar nga kryetari i qytetit me na tregu për cilat pika është i interesuar. Ai është shumë neglizhent sepse nuk ka pru asnjë nga propozimet që ka deklaruar”.
“Pikat që është ataku projektligji është pika e shëndetësisë, e nivelizimeve e sigurisë. Kryeqyteti ka edhe gjana që duhet të plotësohen por nuk ka buxhet. Ky projektligj është gati shumë shpejt të dal në seancë. Policia ka kërkuar të mos ketë drejtori, kryeqytet që kemi vizituar kanë polici lokale. Kemi vendos që shëndetësia mos me pas licensim sepse është thyerje e ligjit”.
Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate sqaroi edhe njëherë mungesën në ditën e fundit kur po votohej demarkacioni.
“Po dua me bë një sqarim që atë ditë që ka pas me u votuar demarkacionin ne kemi qenë të gatshëm të vijmë të votojmë, mirëpo problemi ka qenë që s’ka pas vota dhe jo mos prezenca jonë.
Shqipe Pantina, nga VV tha se nuk pajtohet me disa nga propozimet që kanë ardhur nga vet Policia.
“I kemi diskutuar bukur shumë propozimet qe kanë ardhur, dua me falënderua dhe policin e Kosovës që i kanë dërguar propozimet me shkrim. I kanë shprehur rezervat e tyre që e cenon ligjin për Prishtinën. Me gjithë respektin për policin nuk jam dakord me propozimet e tyre unë jam. Edhe çështja administrative nuk ka shumë kështu që unë mendoj qe sot mundemi me përfunduar”.
Rasim Selmanaj, nga AAK, tha se në këtë komision Projektligji për Prishtinën është bërë më shpejt për shkak se nuk ka pas dallime partiake.
“Ky projektligj për Prishtinën ka qenë një ligj edhe në legjislaturat e kaluara por nuk ka ndodhë për shkak se ka pas dallime nga partitë se kush po e udhëheq Prishtinën. Në këtë komision nuk ka dallime prandaj mund të bëhet një ligj për kryeqytetin”.
Ndërkaq pjesa tjetër e debatit për ligjin për Prishtinën u mbajt me dyer të mbyllura. Derisa nuk u bë e ditur nëse sot do të arrihet të bisedohet edhe Projektligji për RTK-në.