Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe Media, sot në mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Xhavahire Izmaku, kryetare, vendosi në rend të ditës edhe diskutimin mbi kërcënimet e fundit që u drejtuan në adresë të gazetarit Berat Buzhala, dhe të gjitha rastet e kësaj natyre që kanë ndodhur në periudhën e fundit.
Anëtarët e komisionit, përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, dënojnë ashpër sulmet dhe kërcënimet e tilla dhe njëzëri kërkojnë nga organet përgjegjëse siguri shumë më të madhe për jetën dhe aktivitetin e gazetarëve në vend.
Komisioni për Media inkurajon institucionet për veprim dhe preventivë në rastet kur ka paralajmërime për veprime të ngjashme.
Anëtarët e komisionit diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes edhe të një seance me qëllim të sensibilizimit edhe të mbarë shoqërisë në mbrojtje të fjalës së lirë, e cila në vendin tonë është e garantuar më kushtetutë.