“Ne si komitet duhet t’i japim mbështetje këtij projekti dhe të tregojmë përgjegjësi ku na takon, por edhe të kërkojmë përgjegjësi kur duhet”, tha ndër të tjera Ministri, Pal Lekaj, para anëtarëve të këtij komiteti.
Anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e Projektit “Rruga 6”, në përbërje të Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi, janë informuar nga Njësia Mbikqyrëse e Ministrisë së Infrastrukturës dhe nga drejtori i projektit i kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me ecurinë e punëve që janë duke u realizuar në këtë projekt.