Komiteti Olimpik i Evropës uron kreun e KOK-ut

photo by: @besim.mydyti
Prishtinë | 29 Mar 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka përgëzuar presidentin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut në Asamblenë e fundit Zgjedhore.

Në letrën e dërguar, KOE shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me presidentin Krasniqi.

“Ne emër të KOE-s dhe në emrin tim personal, ju dërgojmë urimet tona më të mira për këtë arritje të re dhe të rëndësishme, si dhe për angazhimet tuaja në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Ky post mbanë përgjegjësi të lartë dhe ne jemi më shumë se të lumtur për të filluar bashkëpunimin me ju, për të promovuar olimpizmin dhe vlerat e tij në vendin tuaj dhe më gjerë. Nëse ju duhet ndonjë ndihmë në të ardhmen, ju lutem sigurohuni që gjithmonë mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, thuhet në letrën e drejtuesve të Komitetit Olimpik të Evropës, ushtruesit të detyrës së presidentit, Niels Nygaard dhe sekretarit të përgjithshëm, Raffaele Pagnozzi.

Krasniqi u zgjodh president i KOK-ut në Asamblenë e 8-të Zgjedhore, të mbajtur më 25 mars 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme