Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka operuar ligamentin kryqëzor, duke e kaluar me sukses të plotë, pas lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror të xhudos, të mbajtur muajin e kaluar në Budapest të Hungarisë.
Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që rehabilitimin e Majlinda Kelmendit ta mbështetë me 4 mijë Euro.
“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon operimin me sukses të heroinës tonë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin për media.
BE i KOK-ut kishte mbështetur edhe karateistin, Alvin Karaqi, me 3 mijë euro, për heqjen e pjesëshme të shpenzimeve të operimit, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare në Erzurum të Turqisë.