Komiteti për censurës në Malajzi ka vendosur që filmi Hustlers nuk është “i përshtatshëm për shfaqje publike”.
Filmi për striperet që përpiqen të pasurohen, në të cilin rolin kryesor e luan Jennifer Lopez, është ndaluar në Malajzi për “përmbajtje jashtëzakonisht të pahijshme”.
Komiteti për censurë në këtë vend ka konkluduar që gjoksi i zhveshur, vallëzimi erotik dhe skenat në të cilat shihet droga janë “të papërshtatshme për shfaqje publike”.
Square box pictures, kompania që e distribuon filmin në Malajzi, konfirmoi në mediat sociale se filmi është ndaluar, shkruan BBC.
Filmi ka arritur sukses në arkat kinematografike në Amerikë dhe Britani të Madhe, shkruan KOHA Ditore.
Në filmin “Hustlers”, valltaret ekzotikë vendosin t’i mashtrojnë klientët e tyre të pasur.
Bëhet fjalë për një histori të vërtetë të frymëzuar nga një artikull i publikuar në New York Magazine në vitin 2015.
Bordi britanik për klasifikimin e filmave lejoi që filmi mund të shikohej nga personat mbi moshën 15 vjeçare për shkak të “lakuriqësisë, referencave seksuale, gjuhës së pahijshme dhe shfaqjes së përdorimit të drogës”.
Në fillim të vitit, skenat e seksit homoseksual në filmin “Rocketmen” për jetën e Elton Johnit u censuruan në Malajzi.
Disa skena u fshinë nga filmi që po shfaqej në Rusi, ndërsa në Egjipt, Samoa dhe ishujt Cook filmi ishte i ndaluar.